Flash News

Ditari i Opozitës

"Maxhoranca fushatë sulmi”, Sula: Politika të mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtësia

"Maxhoranca fushatë sulmi”, Sula: Politika të mbaj larg

Deputeti demokrat Dashnor Sula i është rikthyer debatit të djeshëm, ku me votat e mazhorancës nuk u dërgua në Gjykatën Kushtetuese mandati i Olta Xhaçkës.

 Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Sula theksoi se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

REAGIMI I SULËS

⚖Mbështetje për drejtësinë e barabartë për të gjithë dhe të pavarur.

????Seanca Parlamentare e ditës së Enjte konfirmoi faktin se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

????Sjell në vëmendje deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese në VOA: “Është e pakonceptueshme në një shtet demokratik që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Por ja që ndodhi në Shqipëri me institucionet e reja të drejtësisë. Deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

⚖Kushtetuesja kërkoi që Parlamenti t’ia çonte asaj shqyrtimin e konfliktit të interesit të ish-ministres socialiste, por shumica parlamentare me paralajmërimin e bërë më herët: “jemi ne pastaj jeni ju” iu kundërvu me votë. Kjo është e paprecedent.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të barasvlershme me nenet e kushtetutës. Ndërkohë ne, deputetët kur marrim mandatin betohemi mbi KUSHTETUTË dhe jo mbi urdhrat e kryetarëve të partisë. Ndërkohë votimi i djeshëm I mazhorancës e shkeli këtë betim.

????Ajo nuk ishte asgjë tjetër vetëm një mesazh ndaj institucioneve të reja të drejtësisë se na ke përballë, ne kemi shumicën e votave dhe mund t’ju dobësojmë nese kaloni vijat tona të kuqe.

Ndaj unë sot i bashkohem letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri z. Wizner i ka dërguar Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Organet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar emocionalisht, pa u ndikuar politikisht dhe pa u intimiduar. SPAK është institucioni që ka besueshmërinë më të lartë të publikut për momentin dhe ka mbi supe një peshë shumë të rëndë për ta mbajtë këtë peshë pa thyer besimin e tyre.

Politika duhet të distancohet nga presioni dhe duhet të mbaj larg duart dhe mendjen nga çdo tentativë për të dobësuar drejtësinë e reformuar. Të vetëdijshëm se nuk ka qenie njerëzore pa mëkate në këtë botë, por megjithatë duhet të inkurajojmë që të bëhemi më mirë!

Për sa më sipër, drejtësia e re nuk duhet thjeshtë të mos jetë e njëanshme apo e ndikuar politikisht por duhet të kujdeset që edhe të mos krijohet perceptimi që janë të njëanshëm e të kontrolluar.

#MeDrejtësinëePavarur MeSPAK

 

Të fundit