Flash News

Ditari i Opozitës

Mazhoranca bojkoton Komisionin e Edukimit/ Boçi: Frikë për t’u përballur me pyetjet e opozitës

Mazhoranca bojkoton Komisionin e Edukimit/ Boçi: Frikë për

Mazhoranca në Komisionin e Edukimit dhe Shkencës ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit, të thirrur me propozim të vetë nënkryetares socialiste, Evis Kushi.

Sipas opozitës, ky veprim është një “urdhër politik” dhe tregon frikën e mazhorancës për t’u përballur me pyetjet dhe përgjegjësinë publike për gjendjen alarmante të arsimit në vend.

Mbledhja e planifikuar kishte si qëllim përcaktimin e datës dhe orës së seancës dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, lidhur me situatën dhe masat e marra nga qeveria për vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar.

“Bojkoti i sotëm dhe shmangia sistematike e ministres për t’u përballur me Komisionin janë prova të hapura se qeveria nuk do transparencë, nuk do llogaridhënie dhe nuk ka asnjë plan real për mbarëvajtjen e vitit shkollor,” – thuhet në deklaratën e opozitës.

Sipas opozitës, përfaqësuesit e mazhorancës “fshihen pas urdhrave politikë dhe shmangin çdo formë të debatit institucional”.

Kryetari i Komisionit, Luçiano Boçi, deklaroi se pavarësisht bojkotit, sipas Rregullores dhe Kushtetutës, ministrja e Arsimit dhe mazhoranca kanë në tavolinë datën zyrtare të paraqitjes para Komisionit.

Opozita paralajmëron se çdo tentativë për vonesë apo bojkot do të konsiderohet “akt mosrespektimi ndaj Kuvendit, arsimit dhe qytetarëve shqiptarë”.

Njoftimi i plotë

Mazhoranca në Komisionin e Edukimit dhe Shkencës ka bojkotuar, me urdhër politik, mbledhjen e sotme të Komisionit, të thirrur me propozim të vetë nënkryetares socialiste, Evis Kushi.

Ky veprim i qëllimshëm është dëshmi e qartë e frikës së mazhorancës për t’u përballur me pyetjet e opozitës dhe përgjegjësinë para qytetarëve për gjendjen alarmante të arsimit në vend.

Mbledhja, e propozuar nga vetë përfaqësuesit e mazhorancës, kishte si qëllim përcaktimin e datës dhe orës së seancës dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, lidhur me situatën dhe masat e  marra nga qeveria për vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar.

Bojkoti i sotëm dhe shmangia sistematike e ministres për t’u përballur me Komisionin janë provë e hapur se qeveria dhe përfaqësuesit e saj nuk duan transparencë, nuk duan llogaridhënie dhe nuk kanë asnjë plan real për mbarëvajtjen e vitit shkollor.

Ata fshihen pas urdhrave politikë dhe largohen nga çdo formë e debatit institucional.

Kryetari i Komisionit, Luçiano Boçi, deklaroi se, pavarësisht bojkotit, sipas Rregullores dhe Kushtetutës, ministrja dhe mazhoranca kanë në tavolinë datën zyrtare të paraqitjes para Komisionit:

E premte, 17 tetor, ora 11:00.

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Edukimit, Shkencës dhe Sportit, Boçi i bën thirrje mazhorancës të ndalë lojërat politike dhe t’i kthehet detyrës parlamentare, ndërsa ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, i kërkon të zbatojë pa vonesë detyrimin kushtetues dhe institucional për të raportuar në kuvend.

Ky është një detyrim ligjor dhe moral që asnjë ministër nuk mund ta shmangë. Çdo tentativë për bojkot apo vonesë është një akt mosrespektimi ndaj Kuvendit, ndaj arsimit dhe ndaj qytetarëve shqiptarë.

Të fundit