Flash News

Ditari i Opozitës

Mazhoranca braktis mbledhjen, Vokshi: Kërkojnë të mbulojnë korrupsionin

Mazhoranca braktis mbledhjen, Vokshi: Kërkojnë të mbulojnë

Përfaqësuesit e mazhorancës kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, pas tre orësh debate.

Kryetarja e këtij komisionit, Albana Vokshi tha se kjo është përpjekje e PS për të bllokuar punën, pasi nuk pranon të miratojë kërkesat për informacion.

Mbledhja e radhës u caktua ditën e premte.

“Po kërkojnë të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision. 8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni. Refuzojnë të dërgojnë kërkesat për informacion. Meqë deputetët e PS përsëri bojkotuan komisionin, u larguan për të penguar hetimin parlamentar, po thërras mbledhjen e radhës ditën e martë. Orarin do e caktojmë, rendi i ditës vijon të jetë miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve”, tha Vokshi.

Të fundit