Flash News

Ditari i Opozitës

“Mazhoranca është me dy standarde”, Bylykbashi: Rama është simboli i dhunimit të Parlamentit

“Mazhoranca është me dy standarde”, Bylykbashi: Rama

Oerd Bylybashi ka zhvilluar një komunikim me mediat për situatat e fundit në Parlament. Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se kryeministri Edi Rama është simboli i dhunimit të këtij institucioni dhe se mazhoranca është me dy standarde përsa i përket rregullores dhe përjashtimeve.

"Është i njëjti standard që është përdorur kundër deputetëve të opozitës. Rama po përdor qartazi rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor, mocionin me debat. Kjo për skandalin McGonigal."

"Autoritet e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së rëndë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, u bë, ndërsa deputetë të opozitës përjashtohen. Rama është simboli i dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Kjo mazhorancë është me dy standarde."

Të fundit