Flash News

Ditari i Opozitës

"Mazhoranca po kryen veprime antiligjore", Paloka: Kam fakte me video për Çelën, do i çoj në SPAK

"Mazhoranca po kryen veprime antiligjore", Paloka: Kam fakte me video

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka denoncon se mazhoranca po kryen veprime antiligjore në prag të zgjedhjeve qendore të 25 Prillit.

Ai tha se këtë gjë e ka vërejtur gjatë punës në terren si drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Durrësit dhe shtoi se ka fakte me video për kundërshtarin e tij Adrian Çela të cilat do i depozitojë në SPAK.

“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”,- tha Paloka në emisionin "Kjo Javë".

 

Të fundit