Flash News

Ditari i Opozitës

Mazhoranca refuzoi komisionet hetimore, Bardhi: Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës qeveritare

Mazhoranca refuzoi komisionet hetimore, Bardhi: Parlamenti nuk duhet të

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi mazhoranca refuzoi dy komifionet hetimore të kërkuara nga opozita, atë për 11 Mjain dhe për dosjen McGonigal.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Parlamenti nuk dueht t’I shërbejë propagandës së qeverisë, duke e cilësuar një akt antikushtetues.

Demokrati vë në dukje se komisionet hetimore janë një mjet demokratik dhe instrument i transparencës.

Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjeson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizimin.
 
Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik. Ne kërkojmë standardet që ka çdo vend i BE-së, asgjë më shumë. Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane.
 
Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës së qeverisë, por vendi ku opozita kontrollon, kërkon llogari, nxjerr përgjegjësi. Opozita nuk do të bëhet kurrë një stoli e një bande që pasi asgjesuan zgjedhjet e barabarta dhe të lira, duan të asgjesojnë edhe Parlamentin"
, shkruan Bardhi.

Të fundit