Flash News

Ditari i Opozitës

Mbahet sot gara për kreun e degës së PD në Lezhë, tre kandidatë në garë

Mbahet sot gara për kreun e degës së PD në Lezhë, tre

Sot mbahet procesi zgjedhor për drejtimin e degës së Partia Demokratike në Lezhë, ku anëtarësia do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës lokale.

Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Donika Ndoj, Paulin Marku dhe Salvator Kaçaj. Të tre kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit një fushatë të brendshme , duke organizuar takime me strukturat dhe anëtarët e partisë në Lezhë, ku kanë prezantuar platformat dhe prioritetet e tyre për organizimin, ristrukturimin dhe forcimin e partisë në nivel vendor.

Procesi i votimit pritet të zhvillohet gjatë gjithë ditës, ndërsa rezultatet do të shpallen pas përfundimit të numërimit të votave, duke përcaktuar kështu drejtuesin e ri të degës së Partisë Demokratike në Lezhë.

Të fundit