Flash News

Ditari i Opozitës

Mbahet sot në GJKKO seanca për dosjen "Partizani'

Mbahet sot në GJKKO seanca për dosjen "Partizani'

Mëngjesin e kësaj të hëne pritet të zhvillohet në GJKKO seanca për dosjen "Partizani". Seanca për kreun e PD-së, Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe personat e tjerë të përfshirë në dosje pritet të mbahet në orën 10:30.

Lidhur me çështjen, kreu i Partisë Demokratike Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vetë Berisha dhe Malltezi i kanë cilësuar akuzat dhe procesin e dosjes si të orientuar politikisht.

Aktualisht Berisha ndodhet nën masën "detyrim paraqitje", ndërsa Malltezi u lirua nga arresti shtëpiak me 7 korrik kundrejt një garancie pasurore. 

Të fundit