Flash News

Ditari i Opozitës

"Mbajta maskën dhe prap u infektova", Gjoni ashpërson tonet ndaj Ramës dhe Metës: Na lodhët, jepni dorëheqje nga politika!

"Mbajta maskën dhe prap u infektova", Gjoni ashpërson tonet

Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta kanë ashpërsuar tonet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa ndajnë opinione të ndryshme rreth krizës politike, por edhe ekonomike në vend. Referuar këtyre përplasjeve të përditëshme, ka reaguar  në seancën e sotme parlamentare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

Deputeti është shprehur kundër aktit normativ të miratuar nga qeveria për vendosjen me detyrim të maskave, si dhe u bën thirrje të dyve që të japin dorëheqjen nga politika, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

"Ajo që më shqetëson është që Edi Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar krizën e COVID-it, krizën shëndetësore, për t'i bërë ballë krizën sociale që po vjen në 2021. Nuk jam dakord me Hysenin që thotë se maska duhej mbajtur. Unë për vete e kam mbajtur që prej fillimit të pandemisë por prapë më zuri COVID-i në verë. Rama merr vendime pa konsultuar me asnjë ekip mjekësor. Ky është i paparë ndërron mendje me hënë. Duhet të kuptoni se çfarë situate do të përballeni. Ai di të pikturojë fabula oimagjinare më mirë se Ilir Meta dhe Sali Berisha i cili ka ditëlindjen. Rama e di shumë mirë aftësinë e tij të piktorit. Në momentet që ështeti i ka arkat bosh dhe populli është në gjendje të keq Rama hap sherr me Ilir Metën. Kam dy fjalë, Edi dhe Ilir na lodhët. Ka ardhur koha që të largoheni nga politika. Meta duhet dorëhiqet nga Presidenti. Rama të dorëhiqet përpara zgjedhjeve dhe të ëlërë që vendi të shkojë në qeveri teknike. Ministre bëni mirë që hiqni taksat për bizneset e vogla por nuk do ta mbloni katrahurën që po përgatitet në kurriz të këtij vendi" , tha Gjoni.

Të fundit