Flash News

Ditari i Opozitës

Mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, 'kurth' i Metës? Basha: PD nuk do t’i ikë asnjë beteje

Mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, 'kurth' i Metës?

Presidenti Ilir Meta i bëri ftesë sot partive politike për një konsultim për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Meta njoftoi se janë dy data në diskutim, data 27 shkurt dhe data 6 mars.

Gjatë prononcimit për mediat, Meta u pyet nëse mbajtja e zgjedhjeve vendore ishte një ‘kurth’ për Lulzim Bashën. Ky i fundit deklaroi për RTV Ora se PD-ja nuk do t’i largohet asnjëherë betejave përfshirë këtu edhe zgjedhjet vendore.

“E para punës Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthej në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët”, tha Basha.

Kujtojmë se ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u paraqit i pari për të zhvilluar konsultën me presidentin. Meta u shpreh se takimi me Ballën ishte kërkesë joformale e socialistëve, duke theksuar se Balla i konfirmoi edhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Të fundit