Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështet Bashën, Salianji: Berisha si Enver Hoxha, edhe atë e donin

Mbështet Bashën, Salianji: Berisha si Enver Hoxha, edhe atë e

Ervin Salianji, deputeti i PD, i pozicionuar si mbështetës i kreut të PD, Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk ka përçarje, por po rigjenerohet.

Duke folur në emisionin ‘Real Story’, Salianji tha se ish kryeministri Sali Berisha ka lënë një trashëgimi të çmuar, duke shtuar se në asnjë moment nuk duhet të harrohen edhe marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Salianji është shprehur se ‘nuk harroj se njerëzit qanin për Enverin, o bo bo çfarë do të ndodhë…’, duke e paralelizuar me zhvillimet e tanishme brenda Partisë Demokratike.

 ‘Nuk mund të themi që ka apo nuk ka zgjedhje. Basha nuk ka vulën, por ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin që i buron nga vota.  Me të drejtë njerëzit kanë një shqetësim real dhe në po përpiqemi t’i adresojmë shqetësimet.

Unë jam i paqartë se cila është kërkesa?  Cili është qëllimi? i vetmi qëllim është që të dëmtohet Basha, kjo më duket pa sens. Dy javë është bërë Basha i keq, pra këtu ka një sens logjik që nuk qëndron.

Është e qartë që për PD-në, Sali Berisha ka lënë një trashëgimi të çmuar. Ne nuk duhet të harrojmë marrëdhëniet strategjike dhe të afërta me SHBA-të. Unë nuk harroj se njerëzit qanin për Enverin, o bo bo çfarë do të ndodhë…Por jo ka pasur lëvizje , por edhe rigjenerime. Ne mendojmë që interesi publik bashkohet me PD’, tha Salianji.

 

Të fundit