Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështet Shehajn për kreun e PD? Reagon Xhaferraj: Detyra më çon të jem në krah të çdo kandidati

Mbështet Shehajn për kreun e PD? Reagon Xhaferraj: Detyra më

Një ditë më parë, teksa kandidati për kryetar i PD-së Agron Shehaj zhvilloi takimin me strukturat demokrate në Durrës, Ferdinant Xhaferraj u shfaq në krah të djathtë të tij. Kaq ka mjaftuar që në media të qarkullonte lajmi se deputeti i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ishte kundër Bashës në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së dhe mbështeste hapur Shehajn.

Lidhur me këto lajme ka ardhur një reagim nga vetë Ferdinant Xhaferraj, shprehet se detyra institucionale si kryetar i PD Durrës, vlerat e qytetit që përfaqëson, shkollimi i tij si dhe eksperienca politike, e çojnë që të jetë në krah të çdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferraj shkruan se garat dhe respektimi i çdo aspekti të tyre janë thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qërshorit.

Postimi i plotë:

Në një vend ku cdo ditë luftohet demokracia dhe cdo parim i saj, sigurisht që përbën lajm ndjekja e rregullave të një gare krejt legjitime.
PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë luftuar gjatë opozitës si dhe gjithë muajt e fushatës për të kthyer sadopak normalitetin në një vend ku jemi të vjedhur nga cdo parim moral dhe etik. Detyra institucionale si kryetar i PD Durrës, vlerat e qytetit që përfaqësoj, shkollimi im si dhe eksperienca politike, më cojnë të jem në krah të cdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.
Garat dhe respektimi i cdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qërshorit.

Të fundit