Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështetësi i Berishës-Bashës: I kërkojmë të shpallë zgjedhjet në parti, zyrat duhet të hapen dhe të fillojë puna

Mbështetësi i Berishës-Bashës: I kërkojmë të

Deputeti demokrat dhe mbështetësi i ish-liderit Sali Berisha, Luan Baçi ka kërkuar që Lulzim Basha të shpallë zgjedhjet në parti.

“Bashës i kërkojmë të shpallë zgjedhjet me rregulla si të dojë dhe është i zgjidhur problemi”, tha ai.

Deputeti shtoi për "A2 CNN" se është i bindur se demokratët që mbështesin sot kryedemokratin, do t'i bashkohen ish-liderit Berisha.

“Jam i bindur që ajo pakicë që është me Bashën do të bindet një ditë që t’i bashkohet forcës sonë politike, ose të largohet se janë mbi 70% e PD që janë pro kësaj lëvizjeje dhe janë për ndryshimin e për zgjedhje”, u shpreh deputeti.

Duke theksuar se problemi në Partisë Demokratike filloi me mbylljen e dyerve, ai tha se veprimet e Basha duhet të hapë zyrat për të nisur puna e të gjithë demokratëve për të mundur kryeministrin Edi Rama.

“Problemi fillon te mbyllja e dyerve. Veprimet e Bashës janë në fund të kohës së vet nuk ka mundësi të rezistojë. Zyrat duhet të hapen të fillojë puna i duhen të gjithë demokratë dhe nëse e do PD dhe nëse ka respekt për ata demokratë që i ka pasur në krah 8 vjet rresht. Të gjithë bashkë ne duhet të mundim Ramën, por duhet të vazhdojmë punën tonë”, deklaroi Baçi.

Të fundit