Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështetësit e Bashës fotografojnë votën dhe e publikojnë në rrjetet sociale

Mbështetësit e Bashës fotografojnë votën dhe e
Foto ilustruese

Prej orës 08.00 të mëngjesit po mbahen zgjedhjet në PD për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ndonëse konsiderohet shkelje, ka patur edhe nga ata demokratë që e kanë fotografuar votën e tyre, madje edhe e kanë publikuar qëndrimin e tyre në rrjetet sociale.

Mbështetësit e Bashës fotografojnë votën dhe e

Mbështetësit e Bashës fotografojnë votën dhe e

Siç shihet edhe në foto, disa demokratë me të drejtë vote kane votuar për Lulzim Bashën, dhe votën e kane bërë publike.

I pyetur nga mediat, kreu i Komisionit  Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka deklaruar se ka konstatuar dy raste të tilla dhe se ato nuk janë fotografuar brenda qendrës së votimit, por janë flet votimi që njerëz të ndryshëm i kanë plotësua dhe postuar me dëshirën e tyre.

"E kam konstatuar këtë në dy raste nuk janë vota, por fletë votimi që është publikuar dhe njerëzit kanë bërë shënim dhe e fusin në rrjetet e tyre që nxisin individë  për të motivuar votimin e një kandidati apo tjetër, por foto të fotografuar brenda qendrës së votimit", tha Gjana.

 

Të fundit