Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështetësit e Sali Berishës marrin selinë e PD në Korçë, kontrata që u nënshkrua

Mbështetësit e Sali Berishës marrin selinë e PD në

Mbështetësit e ish kryeministrit Sali Berish kanë marrë sot selinë e degës së Partisë Demokratike në Korçë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, deputetja aktuale Sorina Koti si dhe Edit Harxhi, së bashku mbështetës demokratë kanë hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani, ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë, sipas tij, do ta mbajnë për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje pa treguar hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë. Një ditë më parë, Ristani sqaroi se në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë në koalicion me LSI-në si dhe forca të tjera.

Të fundit