Flash News

Ditari i Opozitës

Mbeti jashtë Kuvendit me 18 mijë vota, Alimehmeti: Mungon demokracia funksionale dhe kushtetueshmëria

Mbeti jashtë Kuvendit me 18 mijë vota, Alimehmeti: Mungon demokracia

Ndonëse siguroi mbi 18 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e 11 majit, mjeku Ilir Alimehmeti nuk arriti që të siguronte një mandat deputeti. 

I ftuar në studion e Klan News, Alimehmeti shprehet se edhe pse jemi në 2025, ne nuk jemi të aftë akoma të ofrojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Alimehmeti shtoi se dy elemente kryesor që mungojnë në vendin tonë janë demokracia funksionale dhe kushtetueshmëria.

“Ne kemi një situatë ku në 2025 ne marrim notë të ulët apo kaluese, që nuk jemi të aftë akoma të ofrojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ky është problemi jonë i të gjithëve ne.

Asnjë nuk përjashtohet. Ky arsyetim dhe pastaj do i hyjmë edhe konceptit se si është keqmenaxhuar ligji për t’i larguar zgjedhësit nga të zgjedhurit sepse ky është problemi, ne do të gjejmë një situatë ku besoj unë që në qoftë se kërkojmë një vend me demokraci funksionale dhe kushtetueshmëri, Shqipëria po i largohet gjithmonë e më shumë këtyre dy elementeve dhe si rrjedhojë shqiptarët që kërkojnë demokraci funksionale dhe kushtetueshmëri, po largohen nga Shqipëria. Në 2025 nuk është më çështje personale, por është çështje kombëtare”, shprehet Alimehmeti.

Të fundit