Flash News

Ditari i Opozitës

Belind Këlliç ka dy pyetje për Edi Ramën

Belind Këlliç ka dy pyetje për Edi Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ngritur dy pyetje për kryeministrin Edi Rama, pasi deklaroi sot se shoqata e prokurorëve nuk ishte e regjistruar tek tatimet.

"Dy pyetje për Edi Ramën.
Edi Rama paska zbuluar sot në kohë rekord në mënyrë të rrufeshme, se shoqata e prokurorëve nuk qenka e regjistruar tek tatimet!
Për tu admiruar kjo zotësi e qeverisë për kontroll e monitorim. Por 2 pyetje ngrihen sot.
A e dinte Edi Rama me githë këtë informacion që ka nëse ishte e regjistruar, ku ishte dhe çfarë aktiviteti ushtronte zyra e Gys Agasit në Bllok, aty ku paraqiteshin në radhë zyrtarë të lartë të qeverisë?!
A ishte kjo një zyrë që po ashtu siguronte verën 33 mijë euro për atë, e organizonte dhe rrëmbime personash?!
Dhe e dyta, a kishte dijeni Edi Rama që posedon giithë këtë informacion në kohë rekord, se ku ishin godinat dhe si ishin sistemuar 50 kompani të regjistruara në Durana Park, të cilat çuditërisht gjetën parajsën fiskale në një livadh?!
Këto janë dëme të mëdha dhe që u interesojnë qytetarëve e taksapaguesve.
Të tjerat, përalla të lodhura për të ushqyer një propagandë të skaduar, që paguhet me paratë e inceneratorit inekzistent, të cilin po ashtu Edi Rama nuk e gjen dot!!!", shkruan deputeti në rrjetet sociale. 

Të fundit