Flash News

Ditari i Opozitës

Mbetjet në Kavajë, PD: Janë kthyer në bombë mjedisore, SPAK të reagojë përpara se pasojat të jenë të parikuperueshme

Mbetjet në Kavajë, PD: Janë kthyer në bombë mjedisore,
Andi Lila

Partia Demokratika ka vijuar me ngritjen e shqetësimit për situatën e mbetjeve në qytetin e Durrësit dhe Kavajës, në mes të sezonit turistik.

Përfaqësuesi i PD, Andi Lila në një deklaratë për mediat nga Golemi tha se situata e mbetjeve është kthyer në një "bombë mjedisore" që po rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Mos zgjidhjen e kësaj problematike, ai e konsideruar paaftësi të pushtetit qëndror dhe vendor. Ai thotë se situatë është krijuar qëllimisht për të favorizuar pronarët e inceneratorëve.

"Fatkeqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës.

Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë", u shpreh Lila.

Ky i fundit i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë menjëherë lidhur me këtë situatë, duke theksuar se pasojat për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve mund të kthehen në të parikuperushme.

Të fundit