Flash News

Ditari i Opozitës

Mbetjet toksike, Igli Cara ngre alarmin:‘Bombë’ ekologjike, jeta e çdo shqiptari në rrezik

Mbetjet toksike, Igli Cara ngre alarmin:‘Bombë’ ekologjike,

Deputeti i PD, Igli Cara ka ngritur alarmin lidhur me mbetjet toksike në periferi të Durrësit.

Nëpërmjet një video në Facebook, ai theksoi se 2800 tonë mbetje toksike janë stacionuar në periferi të qytetit dhe se konsiderohen si një “bombë” ekologjike.

Sips tij, jeta e çdo shqiptari është në rrezik shton më tej Cara.

“2800 tonë mbetje toksike të stacionuara në periferi të Durrësit janë një “bombë” ekologjike, jo vetëm për banorët e zonës! Kambanat e alarmit kanë kohë që bien, po t’i shtojmë edhe faktin, që asgjësimi i tyre do të bëhet në Shqipëri! Jeta e çdo shqiptari është në rrezik!”, tha ai.

Të fundit