Flash News

Ditari i Opozitës

Mbetjet toksike, Meta: Provë e kapjes mafioze të shtetit, plehrat dhe droga kalojnë në port si "grurë"

Mbetjet toksike, Meta: Provë e kapjes mafioze të shtetit, plehrat dhe

Presidenti i PL, Ilir Meta foli sërish mbi debatin për tonelatat me mbetjet toksike të dala nga Porti i Durrësit.

Në një intervistë për televizonin 6+1Vlora, Meta tha se kjo ishte provë e kapjes mafioze të shtetit. 

"Nuk ka nisur në vendin tonë, debati ka nisur në Tajlandë, ka nisur në Blubergu, nga mediat prestigjoze botërore, ka nisur organizata më prestigjoze në Gjenevë për punën e mjedisit, që ka dhënë alarmin, pastaj ka vazhduar Kina e te tj, tani po bëhet një problem botëror.
Derisa qeveria ka 10 qëndrime, është e qartë që është vetëm 1, që është kapja mafioze qe I ka bërë shtetit Edi Rama, ku doganat ndërrojnë kodet, pra mbetjet toksike kalojnë për grurë dhe droga kalon për grurë", u shpreh Meta. 

Të fundit