Flash News
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Rama "lan duart" nga mbetjet toksike: Fajin e kanë të tjerët, jo qeveria
Kryeministri Edi Rama, në përgjigjen e tij gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita në lidhje me mbetjet e toksike në Durrës ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë në skandali, duke ia kaluar përgjegjësinë eksportuesve dhe importuesve.
Ai theksoi se, sipas konventave ndërkombëtare, deklarimi i ngarkesave si mallra apo mbetje të rrezikshme është përgjegjësi e këtyre subjekteve dhe jo e institucioneve shtetërore.
“Këto janë detyra të qarta të subjekteve prodhuese. Pretendimi se institucionet publike kanë përgjegjësi në këtë rast është absurd,” deklaroi Kryeministri, duke shmangur përgjegjësinë e qeverisë për krizën që ka shqetësuar opinionin publik.
Sipas tij, edhe në rast mashtrimi nga eksportuesit, janë organet ligjzbatuese që duhet të ndërhyjnë, ndërsa ai konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar ndaj institucioneve të drejtësisë.
"Është e papranueshme që Kryeministri i vendit të fshehë të vërtetën dhe të mos marrë asnjë përgjegjësi për këtë katastrofë mjedisore. Pse nuk janë kryer analiza nga palë të pavarura dhe pse nuk ka asnjë deklarim zyrtar nga autoritetet?" u shprehën deputetët opozitarë, duke kërkuar hetim të thelluar dhe dënimin e përgjegjësve.
Në një përpjekje për të justifikuar situatën, Kryeministri u shpreh se në asnjë port të botës nuk analizohen çdo ngarkesë, duke shtuar se vendi pritës nuk ka kryer asnjë analizë për mbetjet toksike, pavarësisht pretendimeve për kundërshtime.
Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë presionin për hetim të plotë dhe kërkon mbajtjen e përgjegjësve për këtë çështje që prek direkt sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.