Flash News

Ditari i Opozitës

“Mbeturinat varrosen, nuk përpunohen”, Kryemadhi: Si e survejuam për 180 ditë transportin në inceneratorin e Tiranës

“Mbeturinat varrosen, nuk përpunohen”, Kryemadhi: Si e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje lidhur me videon e filmuar me dron që sipas saj tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës.

E ftuar në Cim Peka Live' ne Syri Tv, Kryemadhi tha se e kanë survejuar punën për 180 ditë inceneratorin e Tiranës, nga ku rezultoi sipas saj se në Sharrë mbeturinat varrosen dhe nuk përpunohen.

 “Rama i ftoi shqiptarët që të shkojnë dhe të bëjnë një shëtitje në Sharrë që të shohin inceneratorin. Ne shkuam. Aty pamë që pirgjet me plehra nuk diferencoheshin, nuk përpunoheshin, nuk ktheheshin në burim siç thotë kryeministri.

Kjo shishe uji nëse hidhet në plehra nuk i rikthehet konsumatorit. Vendosëm ta mbajmë nën survejim prej një kohe të gjatë. Vetëm nga bashkia e Tiranës janë paguar 54 mln euro. E survejuam për 180 ditë. Kryeministri ka thënë se përgjegjësia është personale. Këtu tashmë është kolektive, jo më personale. Kemi bërë padi juridike, kemi bërë denoncim për evazionin fiskal. Këtu nuk është më individuale. I gjithë procesi është në flagrancë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, çështja e hedhjes së dheut në vendin e depozitimit është e nivelit zh.

“Në vendet Afrikane bëhet ky lloj trajtimi. Kur ti i hedh dhe, do të thotë që ti e varros. Nuk zhvarroset më. Kemi raste të tjera të marrjes së hekurit nga njerëz që janë viktima, si Ardit Gjoklaj, dhe vazhdojnë ka pafundësisht raste të tjera. Hekuri nëse është në fund të landfillit nuk mund ta nxjerrësh. Mund të marrësh hekurin që është në sipërfaqe pa i hedhur dheun. Hedhja e dheut shërben për të eliminuar gazrat.

Nëse do ishte bërë përpunimi, incerimi dhe bërja në formë kubikësh, që në momentin që punon inceneratori, merret hidhet dhe digjet. Në rastin kur hidhet dheu sipër, ato plehra nuk zhvarrosen më. Ajo vaska jeshile që duhej të ishte mbushur për 30 vite është mbushur për 9 muaj”, tha Kryemadhi.

Të fundit