Flash News

Ditari i Opozitës

“Mbi 956 milionë euro të hedhura në rrugët që po shemben”, PD: Kërkojmë llogaridhënie!

“Mbi 956 milionë euro të hedhura në rrugët që po

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë investuar në projekte rrugore që, sipas saj, sot po shfaqin probleme serioze strukturore, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Në një deklaratë publike, Vangjeli theksoi se projektet e prezantuara si “vepra madhore” po rezultojnë, sipas opozitës, simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve për abuzim me fondet publike.

“Në vend të infrastrukturës së qëndrueshme, qytetarëve po u serviren investime që dëmtohen vetëm pak muaj apo vite pas inaugurimit,” u shpreh ajo.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.

Projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike.

Në vend të infrastrukturës së qëndrueshme, qytetarëve po u serviren investime që dëmtohen vetëm pak muaj apo vite pas inaugurimit.

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar shembje apo dëmtime në këto akse:

Rruga e Arbrit – Tuneli i Murrizit, inauguruar 1 vit më pare, kosto: mbi 300 milionë euro

Tuneli i Llogarasë – inauguruar 19 muaj më parë

Kosto: mbi 200 milionë euro

Tuneli i Skërficës rruga Kardhiq-Delvinë– hapur 3 vite më parë, kosto: rreth 145 milionë euro

Rruga Qukës–Qafë Plloçë – inauguruar 5 muaj më pare, kosto: rreth 260 milionë euro

Aksi Librazhd – Pogradec kosto: rreth 50 milionë euro

Aksi Maqellarë – Peshkopi (Luzni) – inauguruar 9 muaj më parë kosto: 10 milionë euro

Unaza e Burrelit – inauguruar 6 muaj më parë

Kosto: 1.2 milionë euro

Aksi Usojë – Mallakastër – inauguruar 5 muaj më parë kosto: 650 mijë euro

Aksi Kuç – Qeparo (segmenti që lidh lumin e Vlorës me Himarën) – inauguruar para 6 vitesh

Kosto: 35.4 milionë euro

Aksi Vllahinë – Poçem – çarje 2 vite pas ndërtimit , kosto: 4.7 milionë euro

Prej më shumë se 5 ditësh, qarkullimi në juglindje të vendit ka qenë i bllokuar, duke dëmtuar qytetarët dhe ekonominë lokale.

Kjo nuk është thjesht çështje infrastrukture.

Kjo është çështje përgjegjësie.

Kur rrugët shemben, nuk shembet vetëm asfalti — shembet besimi i qytetarëve, dëmtohet ekonomia kombëtare dhe rëndohet barra mbi taksapaguesit.

Ne kërkojmë:

Hetim të plotë për përgjegjësit teknikë dhe administrativë të këtyre projekteve.

Garanci reale sigurie për qytetarët që përdorin këto akse rrugore.

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë pasur 13 vite kohë për t’u treguar shqiptarëve se çfarë mund të bëjnë për vendin.

Pas 13 vitesh, bilanci është i qartë: rrugë të shembura, kosto të fryra, korrupsion dhe mungesë llogaridhënieje.

Shqiptarët meritojnë rrugë të sigurta, jo projekte që rrëshqasin bashkë me dherat.

Koha e llogaridhënies nuk mund të shtyhet më.

Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në shesh.

Të fundit