Flash News

Ditari i Opozitës

“Mbi gjysma e vendimeve të IKMT, të paligjshme”, Meta: Në 14 maj i japim këtij sekti atë që meriton

“Mbi gjysma e vendimeve të IKMT, të paligjshme”, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me shtabin elektoral të Tiranës.

Gjatë takimit Meta ka thënë se në 14 maj qytetarët duhet t’i japin atë që meriton qeverisjes që e cilësoi si sekt.

Meta deklaroi se gjysma e vendimeve të lëshuara nga IKMT janë të paligjshme dhe se ato janë fatura që do paguhen nga xhepat e qytetarëve së bashku me vendimet e Arbitrazheve që humben, faturë e cila sipas tij u duhet lënë atyre që i cilësoi përgjegjës në 14 maj.

Këta thonë qenka e majtë të ofrosh transportin publik falas. Po t’i marrësh qindra miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston, po kjo e majtë është? Gjithë Tiranën ta bëjnë për budallenj këta, t’u thonë këtu janë plastiket dhe këtu nuk janë plastiket dhe në darkë i merr kamioni të gjitha njëlloj. Kjo është kriminale. Janë mësuar që 1 milionë njerëz të punojnë për 4-5 veta.

Nëse qytetarët duan shfaqje dhe tallava janë ata. U premtuan ujë Korçe me çmim Bathoreje, ndërsa banorëve të Freskut u hoqi edhe ujin e Selitës për shkak të interesave. Tani u kujtua për të bërë çerdhe te Astiri, kush i pengoi 8 vjet? Thotë në Tiranë ky është kandidati i Likes, zvarritjen para Likes e ka të vetën ky.

Pse mor, se nuk po e prish fjalorin, po pse mor kampion i pabesisë, nuk e dinë qytetarët e Tiranës që parkun Rinia ua ktheu Ilir Meta se ti do e kishe mbytur me kulla. Ndaj dhe të gjithë në 14 maj, t’i japim këtij sekti atë që meriton. Mbi gjysma e vendimeve të IKMT janë të paligjshme, janë fatura që duhet t’i paguajmë ne. Faturat e Arbitrazheve do i paguajmë ne dhe fëmijët tanë. Ndaj në 14 maj do u japim përgjegjësve faturën në mënyrën më kurajoze”, u shpreh ai.

Të fundit