Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit/ Noka: Ju kërkoni të zhdukni opozitën dhe i shërbeni krimit të organizuar

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit/ Noka: Ju kërkoni të zhdukni

Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shpërthyer në akuza të forta ndaj mazhorancës, duke thënë se po tenton të eliminojë opozitën nga Kuvendi dhe të zhbëjë institucionet demokratike.

Noka deklaroi se opozita është garanci e demokracisë dhe zhvillimit të vendit, ndërsa Kuvendin dhe shtetin i cilësoi si të kapur nga krimi i organizuar, duke e lidhur përjashtimin e tij dhe të deputetëve të tjerë me një betejë politike që, sipas tij, do të vazhdojë deri në përballjen përfundimtare me mazhorancën.

Flamur Noka: Ju kërkoni që në Kuvend të mos ketë opozitë. Kreu juaj, që përkon si pasardhës apo pinjoll i Enver Hoxhës, kërkon të zhbëjë çdo institucion. Por opozita është në mbrojtje të demokracisë dhe është garanci për zhvillimin e vendit.

Ju këtë Kuvend dhe këtë vend e keni kthyer në një territor të xhabafteve, troplinëve, Çelëve, Pojave dhe çdo organizate kriminale. Sot, me këtë përjashtim, pas 13 vitesh opozitë, 2 vite kam qenë i përjashtuar. Pra, për 2 vite më keni shpallur armik. Dhe kjo është nder për mua.

Ta keni të sigurt se ne jemi në këtë betejë dhe do t’ju fshijmë. Data 24 do të jetë një ditë kur ju do të dridheni. Ju nuk  jeni përfaqësues të shqiptarëve, por vetëm të krimit të organizuar.

Të fundit