Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e dy qeverive, reagon Berisha: Thelloi përçarjen. Rama, vasal i Beogradit

Mbledhja e dy qeverive, reagon Berisha: Thelloi përçarjen. Rama,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Ai shprehet se në vend të bashkëpunimit u nxit përçarja, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Këtë të fundit, Berisha e quan vasal të Beogradit dhe përfaqësues të aleancës Serbi-MV-Shqipëri.

"Miq, Mbledhja e sotme ne Elbasan e qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves duhet te shenonte nje ngjarje te rendesishme bashkepunimi midis dy vendeve. Ne te vertet ky takim thellon edhe me shume hendekun dhe perçarjen midis dy qeverive te te njejtit komb.

Kjo sepse ne Elbasan perballe qeverise se Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit te Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, perfaqesuesi i aleances trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleances se rrethimit te Kosoves nga klika armiqesore serbo-shqiptaro maqedonase", shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Duke ngritur pretendime për një lojë të Rusisë dhe Serbisë në rajon, Berisha e dënon, ndërsa shton se po nxitin konfliktin.

Të fundit