Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e grupit/ Deputetët e opozitës mbërrijnë në Kuvend, nuk pengohen nga Garda

Mbledhja e grupit/ Deputetët e opozitës mbërrijnë në

Ka nisur mbledhja e deputetëve të opozitës pranë Kryesisë së Kuvendit.

Në foto shihet se ka mbërritur pranë mjediseve të Kryesisë së Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji.

Ndërkohë kësaj radhe shihet se deputetët nuk janë ndaluar nga Garda e Republikës për të hyrë në mjediset e Kuvendit.

Në rendin e ditës, janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Bardhi kërkoi zhvillimin e mbledhjes së Grupit Parlamentar të enjten e 23 Nëntorit.

“Nesër, e enjte, në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhej në mesazhin që Gazment Bardhi u ka drejtuar kolegëve.

Të fundit