Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e grupit parlamentar, Berisha: Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim

Mbledhja e grupit parlamentar, Berisha: Në asnjë vend të

Në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën dhe logon e kësaj force politike.

Kryetari i PD-së u shpreh se ky është një rast i pashembullt në historisë botërore të vendeve të lira. Berisha deklaroi se vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelin, por në shtetit e Ramës çdo gjë ndodh.

"Në kulmin e skandalit botëror Rama-McGonigal, Edi Rama pasi e bllokoi gjykatën për 8-9 muaj me radhë, njoftoi dje 3 ditë para mbylljes së regjistrimit të forcave politike në zgjedhje, me qëllimin e vetëm bllokimin e pjesëmarrjes së PD-së në zgjedhje, përjashtimin e saj. Një vendim i pashembullt në historinë botërore të vendeve lira, se në diktatura vendimet janë të çdo lloj karakteri."


"Gjykatësit e Apelit lexuan dje një shkresë të përgatitur në zyrat e Edi Ramës dhe të dorëzuar nga zonja Elira Kokona, në të cilën ata njoftojnë, apo marrin vendimin për një proces gjyqësor, vendim gjykate në të cilin vetë ata që ishin ankuar, të turpëruar botërisht para të gjithë audiencës së gazetarëve u detyruan të thonë se nuk kemi qenë palë."


"Në çdo vend të botës, gjykatësi që gjindet para një fakti të tillë, që ka një dosje të paraqitur nga një palë për një proces gjyqësor, e cila i deklaron se nuk ka qenë palë, nuk ka asnjë akt tjetër përveç mbylljes së seancës dhe respektimit të vendimit të gjykatës së faktit, vendim i cili nuk shqyrtohet në apel në asnjë vend të lirë. Në asnjë vend të lirë vendimi i regjistrimit të partive nuk ka apelim, por në Shqipërinë e narkoshtetit të Edi Ramës, të gjitha ndodhitë janë të mundshme."

"Me këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD-ja dhe forca e saj. Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, një fasadë opozitë e cila i nënshtrohet, pranon të poshtërohet, një fasadë opozitës të cilës i ka marrë peng kryetarin, të cilës i jep urdhra, me të cilën mashtron publikun shqiptar."


"Asnjë opozitë tjetër, ai nuk mund të tolerojë asnjë opozitë të vërtetë. Edhe njëherë, vendimi tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur atë nga PD-ja."


"Ne pra jemi para një situate të cilën e kemi parashikuar, se ky është një vendim i paralajmëruar, nga vetë Taulant Balla në parlamentin shqiptar, i paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, një javë para që gjykata ka vendosur që vulën të ua japë vasalë, veglave apo shërbetorëve të Edvinit, të ua heq anëtarësisë, të ja heqë PD-së dhe të ja japë Edvinit."


"Edi Rama një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës, bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë së tij, përsëri vula do të ngelet në turpin më të madh të tij, sepse vula është e anëtarëve të PD-së."

 

Të fundit