Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Vokshi: Qytetarët presin hetim të paanshëm dhe transparencë

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Vokshi:

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi deklaroi se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur 4 herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, çka parashikohet në ligj se duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

Vokshi kërkoi sot nga mazhoranca që të zhvillohet një mbledhje normale.

“1/3  e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren. Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet. Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, tha ajo.

Të fundit