Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kryesisë së PD, drejtuesit politik kundër Gaz Bardhit për analizën e zgjedhjeve: Jo realist

Mbledhja e Kryesisë së PD, drejtuesit politik kundër Gaz Bardhit

Ka nisur me debate mbledhja e Kryesisë së PD.

Mësohet se drejtuesit politik kanë bërë debat me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, për shkak se nuk kanë qenë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.

Konkretisht, në mbledhje ka qenë drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Edmond Spaho i cili ka shprehur pakënaqësinë mbi analizën, pasi sipas tij, qarku në 25 prill ka arritur objektivin, duke marrë 5 mandate.

Edhe drejtuesi politik i Durrësit, Edi Paloka ka thënë se nuk janë reflektuar ato që kanë bërë drejtuesit politik në raporte.

"Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar”, ka deklaruar Paloka.

“ Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza. Analiza për faktorët e brendshëm do bëhet në shtator”, u shpreh Bardhi në replikë.

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do t'i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të fundit