Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Mbledhja e Kryesisë së PD, Spaho: Diskutuam thellimin e aksionit opozitar, protesta e 20 shkurtit jo e vetmja
Deputeti i PD, Edmond Spaho foli pas mbledhjes së kryesisë dhe tregoi se si do të vijojë aksioni opozitar.
I ftuar në Syri tv, Spaho tha se u diskutua për nevojën e forcimit dhe rritjes së mëtejshme të kontakteve me qytetarët, të evidentimit të shqetësimeve kryesore që ka shoqëria sot, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e programit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
Ai shtoi se paralelisht me këto, do punojnë dhe për thellimin e mëtejshëm të aksionit opozitar pasi kjo protestë nuk do jetë e vetmja.
“Çështja e parë që u diskutua është ajo e bashkimit të Partisë Demokratike por dhe e opozitës.
Veprime këto të cilat efektin e parë e dhanë në protestën e 20 shkurtit , në rritjen dhe frymën e reagimit qytetar i cili u pasqyrua në numrin e jashtëzakonisht të madh të pjesëmarrësve.
Pati jo vetëm anëtarë dhe simpatizantë të partive, Partisë Demokratike në radhë të parë por edhe atyre opozitare, kishte dhe qytetarë të tjerë, me ose pa parti, që reflektuan gjendjen e vështir ekonomike dhe shoqërore të vendit, nevojën e madhe për ndryshim si dhe treguan që në tërësi njerëzit janë të gatshëm të ndjekin këtë rrugë… deri sa të shkaktojnë ndryshimin.
Në këtë kuadër, ne diskutuam për nevojën e forcimit dhe rritjes së mëtejshme të kontakteve me qytetarët, në qytet dhe në fshat kudo ku ata janë , të evidentimit të shqetësimeve kryesore që ka shoqëria jonë sot, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e programit elektoral që do paraqesim në zgjedhjet e ardhshme.
Paralelisht me këtë, do punojmë dhe për thellimin e mëtejshëm të aksionit opozitar pasi kjo protestë nuk do jetë e vetmja, do ketë dhe protesta të tjera, si të nivelit kombëtar, ashtu edhe lokal.”- tha Spaho.