Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kryesisë së PD, vendoset ngritja e Komisionit Statutor me 6 anëtarë

Mbledhja e Kryesisë së PD, vendoset ngritja e Komisionit Statutor me 6

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike ka vendosur ngritjen e Komisionit Statutor.

Ky komision mësohet se përbëhet nga gjashtë anëtarë, konkretisht Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, dhe Jonila Godole.  

Mësohet se ky komision do të mirëpresë propozimet nga delegatët për ndryshimet statutore. Kuvendi Kombëtar pritet të mbahet nesër në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa paralelisht ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës. Nesër, në të gjitha degët e PD në Shqipëri do të vendosen kuti votimi, ku do të votohet për shkarkimin e kryedemokratit.              

 

 

Të fundit