Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kuvendit të PD, Kulluri: Nuk është anti-amerikan dhe as i llumit, por i 65% të delegatëve

Mbledhja e Kuvendit të PD, Kulluri: Nuk është anti-amerikan dhe

Edvin Kulluri, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD thotë se Kuvendi i Partisë Demokratike që është thirrur më 11 dhjetor nuk është anti-amerikan apo i llumit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është i mbi 65% të delegatëve të Partise Demokratike.

Kulluri thekson se ai që mendon se do të drejtojë PD, kundër vullnetit të bazës gabon rëndë. Gjithashtu shton se personat që mendojnë se mbledhja e Kuvendit nuk është gjëja e duhur, të mos marrin pjesë.

"Kuvendi Kombetar qe do te mbahet me 11 dhjetor nuk eshte as “Kuvend anti-anerikan” e as “Kuvend i llumit”! Eshte Kuvendi Kombetar i mbi 65% te delegateve te Partise Demokratike!

Kush mendon se do drejtoje PD kunder vullnetit te shumices se kryetareve te grupseksioneve, seksioneve dhe anetareve te kryesive te degeve gabon rende!"-shkruan ai në rrjetet sociale.

Të fundit