Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Berisha në Kuvend: Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Berisha në Kuvend: Votoni

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, kreu i PD, Sali Berisha i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali ndërprerjen e seancës parlamentare për votimin e rezolutës kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Por kryetarja e parlamentit iu përgjigj se nesër dy Kuvendet Shqipëri-Kosovë do të dalin me një deklaratë të përbashkët që do përfshijë shumë çështje.

Berisha: Meqënëse edhe në mëngjes e ngrita para mediave, tani thashë ta shtroj edhe në parlament. Të ndërprisni menjëherë punimet, të sillni këtu rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë, se përndryshe ulja juaj në parlamentin e Kosovës është më e largët si përfaqësues të Shqipërisë dhe më e afërt si përfaqësues të Serbisë.

Sepse, ju keni refuzuar rezolutën. Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, në mënyrë që të shkoni nesër si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njihni krimet e shëmtuara.

Unë, po ju them ju këtu, që në librat e gjenocidit ato janë të përshkruara si krimet më të padëgjuara ndonjëherë në histori, dhe ju e hidhni poshtë këtë.
Prandaj, zonjë, çfarë të të them unë ty. Merr, silleni rezolutën ta votoni. Të votoni një ndjesë publike për sanksionet që i vutë Kosovës të parët në Europë.

Të votoni një ndjesë publike për ndalimin që i bëtë himnit për Adem Jasharin “Mora fjalë”, dhe u fsheh pastaj se zëvendësuan me një këngë shumë të bukur, nuk e mohoj, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, për Shqipërinë, por nuk zëvendësohej se, ajo e zuri vendin.

Shkurte Fejzën e ftuan, ishte në stadium dhe tani u erdhi telefoni i kuq nga Beogradi dhe e hiqni ju atë. Si do shkoni ju atje?

Hidhe në votë propozimin tim. Moj zonjë, hidhe në votë propozimin tim, kaq.

Jeni dakord, të ndërpresim seancën dhe të sjellim rezolutën, apo s’jeni dakord? Këtë kërkoj unë!

Të fundit