Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja me grupin parlamentar, Basha: Kemi gati ofensivën parlamentare, kam një mesazh për drejtësinë

Mbledhja me grupin parlamentar, Basha: Kemi gati ofensivën parlamentare,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpalosur pikat e diskutimit në mbledhjen që zhvilloi me grupin parlamentar.

Sipas Bashës, do ngrihen tre komisione hetimore, konkretisht për “masakrën zgjedhore” të 25 prillit, që lideri i PD-së e cilëson “masakër zgjedhore”, çështjen “Becchetti” dhe inceneratorët.

Këto nisma Basha i cilësoi si fillimin e një ofensive parlamentare nga ana e opozitës, ndërsa i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të bëjnë siç duhet detyrën e tyre.

Po e nis me gjendjen që ballafaqohen sot shqiptarët , INSTAT publikoi të dhëna që tregojnë realitetin që çdo shqiptar e prek me gjendjen, duke nisur nga sot kur coi fëmijët në shkollë. Ka varfëri ekstreme nga rritja e çmimeve, bukës dhe shportës ushqimore, të gazit, naftës energjisë, ujit.

Nuk mund të rrime para kësaj situate vetëm në rrafshin e denoncimit, ndonëse fajtori dihet, janë politikat zhvatëse të kësaj qeverie.

Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%.

Pika tjetër ka të bëjë me faktin pse jemi në parlament, në funksion të kthimit të legjitimitetit dhe demokracisë në vend, i cili është asgjësuar nga masakra er 25 prillit.

Një nga komisionet hetimore do targetojë masakren zgjedhore  e komponentët e saj që nga sistemi i patronazhistëve, keqpërdorimi i burimeve shtetërore, fondet e tërmetit, punësimet, legalizimet.

Tjetri komision ka të bëjë me cështjen Begeti që për shkak të luftës personale të Ramës shqiptarëve ju duhet të paguajnë 120 mln euro. Kjo do hetohet e përgjegjësit do dalin hapur para shqiptarëve.

E treta me ceshtje e inceneratorëve, përbën korrupsion të shqiptarëve dhe masakër shëndetësore mbi shqiptarët.

Ky është fillimi i një ofensive parlamentare. Kam një mesazh që i drejtohet drejtësisë që të bëjë punë e saj, pasi nëse do ishte në lartësinë e saj shumë do kishte të pandehur me pranga në duar. E do ta çojmë punën para në këto 4 drejtime edhe me ceshtje tjera që prekin shqiptarët”, tha Basha, i cili pas deklaratës së tij u largua pa iu përgjigjur interesit të gazetarëve. 

Të fundit