Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, disa drejtues degësh kërkesë Bashës: Dil në terren

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, disa drejtues degësh

Disa kryetarë degës të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë në terren dhe të njihet me situatën, pas krizës që ka përfshirë PD-në.

Kërkesa ndaj Bashës ka ardhur në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve, mbledhje kjo e zhvilluar sot pasi u anulua në 8 janar për shkak të protestës në selinë e PD nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Mësohet se kanë qenë kryetarët e degëve Isa Sakja, Lefter Gështenja, Agron Kapllanaj dhe Xhevdet Amulli, ata të cilët i kanë kërkuar Bashës të dalë nga zyra dhe të nisë takimet në terren

Nuk duhet të rrihet më në zyra, domosdoshmëri të dilet në terren”, mësohet të kenë deklaruar ata në mbledhje, ndërsa Basha i është përgjigjur kërkesës  pozitivisht.

 

Të fundit