Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, Këlliçi: Test kritik për integrimin e Shqipërisë

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, Këlliçi: Test kritik

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar në Facebook nisjen e mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres së pezulluar Belinda Balluku.

Këlliçi shkruan se kërkesa është mbajtur pezull për dy muaj “me urdhër të Ramës”, ndërsa e cilëson situatën si një “test kritik për integrimin e Shqipërisë”, duke iu referuar deklaratave të David McAllister. Sipas tij, mazhoranca duhet të zgjedhë mes mbrojtjes së asaj që ai e quan “korrupsioni Rama-Balluku” dhe rrugës së integrimit europian.

shtë mbledhur më në fund Këshilli i Rregullores dhe Mandateve që mban në sirtar me urdhër të Ramës prej 2 muajsh, kërkesen e SPAK për imunitetin e Ballukut.
Sot është ajo që McAllister e quajti: Test kritik për integrimin e Shqipërisë.
Do vendosë mazhoranca të mbrojë korrupsionin Rama-Balluku, apo do zgjedhë përkohësisht integrimin?! Po Batoni çfare mendimi ka për b…. e Rames?!!!", shkruan Këlliçi.

 

Të fundit