Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, PD nuk ndryshon qëndrim: Do të jemi fizikisht të pranishëm

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, PD nuk ndryshon qëndrim: Do të

Partia Demokratike ka njoftuar sërish se deputetët e saj do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve parlamentare. Ditën e sotme në orën 10.00 do të mblidhet Komisioni i Arsimit dhe ai i Veprimtarive Prodhuese, ndërsa në 11.00 do të mblidhet Komisioni i Ekonomisë.

PD kundërshton vendimin që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online me argumentin se dëmton transparencën. Konferenca e Kryetarëve vendosi që për shkak të pandemisë komisionet të zhvillohen online me përjashtim të atyre që do të vlerësohen si shumë të rëndësishëm.

Njoftimi i PD:

Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjeke nga afer qendrimet per komisionin.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, ora 10.00

Komisioni i Arsimit, ora 10.00

Komisioni i Ekonomise, Ora 11.00

Të fundit