Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet grupi i PD, Berisha: Jemi në një vit me rëndësi vendimtare për demokracinë

Mblidhet grupi i PD, Berisha: Jemi në një vit me rëndësi

Mblidhet grupi i Partisë Demokratike. Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar këtë vit si të rëndësishëm për demokracinë. Ai iu ka thënë deputetëve se janë në një moment shumë të rëndësishëm elektoral.

“Ne, hyjmë në një vit të një rëndësie vendimtare për demokracinë, për pluralizmin, për shoqërinë shqiptare dhe PD, grupi ynë parlamentar, mbetet totalisht i përkushtuar për të përmbushur me përgjegjësi të plotë, me transparencë dhe guxim, detyrimet e tij madhore.

Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm elektoral, kemi përpara zgjedhjet vendore, të cilat duhet të përmbysin monizmin e plotë në Shqipëri, të Edi Ramës. Është bërë një punë më transparentja në historinë e vendit dhe, kandidatët që ne paraqesim, janë sot, dalin para çdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS.

Kandidatët e tjerë janë kandidatë të shpellës, të hurit, se thonë në Durrës ka kërcitur sërish huri, janë kandidatë të grupeve kriminale, mafioze, janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe klaneve mafioze që e mbështesin”, tha Berisha.

Ky i fundit u shpreh se Edi Rama ka ndërmarrë një sulm të paprecedent kundër forcës kryesore politike opozitare. Sipas Berishës, kreu i qeverisë po përpiqet që të dëmtojë PD-në. Më tej theksoi se gjykata ka folur për fatin e Partisë Demokratike.

“Rama ka ndërmarrë një sulm të paprecedent kundër forcës kryesore politike opozitare, PD-së. Ai mendon se mund të mbajë peng këtë forcë, për çka e vërteta është se do mjerohet. Ai përpiqet që të bëjë çdo gjë, që forca jonë politike, në garën e ardhshme elektorale, të hyjë siç dëshiron ai.

Edhe njëherë duhet të theksoj për qytetarët e këtij vendi, e vërteta është, lidhur me PD-në dhe regjistrimin e saj, se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj, plotësisht kushtetues, plotësisht ligjor”, tha Berisha.

 

Të fundit