Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Noka: Vijojmë përshkallëzimin e protestave, të hënën para Parlamentit

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Noka: Vijojmë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, foli nga mbledhja e Këshillit Kombëtar ku tha se do të vijojë përshkallëzimi i protestave.

Noka tha se të hënën do të protestojnë para Parlamentit, tempullit të demokracisë për t'i treguar shqiptarëve dhe botës se Amerika e burgosi McGonigal-in, ndërsa SPAK lë të lirë bashkëpunëtorin e tij, Edi Ramën.

Po ashtu, Noka tha se do të vijojnë protesta edhe tek "Rruga e Shpresës" për t’i thënë jo burgosjes politike

Noka: Ne do të vazhdojmë përshkallëzimin e protestave. Do ta nisim ditën e hënë. Do të dalim në protestë para Parlamentit që Rama e ka bllokuar. Sepse ai pavarësisht se çfarë bën Rama me Nikollën kukullën e komanduar, është tempulli i demokracisë. Sot si zakonisht të hënën përsëri, nesër përsëri do të vazhdojmë të mblidhemi te “Rruga e Shpresës” për t’i thënë jo këtij regjimi, për t’i thënë jo burgosjes politike. Pavarësisht nëse ato burgosje politike janë për Sali Berishën, për Fredi Belerin, për Arben Ahmetajn. Ne jemi mbledhur dhe do të mblidhemi çdo ditë aty.

Të hënën do të mblidhemi para Parlamentit për t’i thënë shqiptarëve dhe gjithë botës, se Ameriak po e dënon McGonigal, por SKAP-i kantautorin, bashkautorin e McGonigalin, e lejon të dalë e të na shesë dëngla. Ne do dalim për t’i thënë për të 1000 herë se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarët faktikë të inceneratorëve.

Të fundit