Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet Komisioni Hetimor i Shëndetësisë: Dy javë javë vëzhgim në terren, vizita në spitalin e Durrësit dhe Traumës

Mblidhet Komisioni Hetimor i Shëndetësisë: Dy javë javë

Pas shumë mbledhjesh me debate dhe tensione, opozita dhe mazhoranca kanë zhbllokuar punën në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi duke miratuar planin e vizitave për dy javë.

Vokshi tha se të premten do të vizitojnë spitalin e Durrësit dhe më pas do të vizitojnë edhe 1-2 qendra shëndetësore ose laboratorë.

“Kjo është një pikë e parë e mirë për punën e komisionit. Kemi diskutuar në lidhje me një plan vizitash. Është dakordësuar që këtë javë dhe tjetrën në vijim, ndërkohë që pritet përgjigjja e kërkesave, u kemi lënë kohë 7 ditë institucioneve, është propozuar plani për vizitat në terren.

Është propozuar që të premten të zhvillojmë një vizitë në spitalin e Durrësit dhe më pas do të vendosim për vizitë në 1 ose 2 qendra shëndetësore apo laboratorë.

Të martën të bëjmë një vizitë te spitali i Traumës dhe do të diskutojmë nëse do të vizitojmë një qendër shëndetësore”, tha ajo.

Të fundit