Flash News

Ditari i Opozitës

GJK rikthen në detyrë Ballukun, Berisha: Arsyetimi i shumicës ishte identik me deklaratat e Ramës

GJK rikthen në detyrë Ballukun, Berisha: Arsyetimi i shumicës

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu.

Në fjalën e tij në nisje, kryedemokrati Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu në detyrë Belinda Ballukun. Berisha tha se qartazi, një vendimi i tillë shuan shpresat se gjyqësori mund të luftojë korrupsionin.

“Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë. Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit. Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor. Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë. Nuk ka absurditet më absolut se sa ky.

Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra. Këshilli i Ministrave vendos me shumicë. Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij. Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni”, deklaroi Balluku.

Të fundit