Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet ‘Territorialja’, grupi i Alibeajt prezanton raportin final: Më pak qarqe, më shumë bashki

Mblidhet ‘Territorialja’, grupi i Alibeajt prezanton raportin final:

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale është mbledhur sot, ku demokratët e grupit të Enkelejd Alibeajt kanë prezantuar raportin final.

Ekspertët për Reformën Territoriale kanë kërkuar reduktimin e qarqeve, ndërsa kërkojnë më shumë bashki. Demokratët kanë kërkuar të ulet numri i qarqeve nga 12 në 6 të tilla, ndërsa propozojnë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 bashki.

Po ashtu, eksperti Agron Haxhimali teksa citoi raportin tha se kërkojnë të krijohet edhe një ministri për pushtetin vendor.

“Krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte për këto zona mundësi më të mëdha, do kemi reduktim të pabarazisë mes zonave rurale dhe urbane. Një element I rëndësishëm është përmirësimi I demokracisë vendore përmes rritjes së përfaqësimit.

Çfarë rekomandojmë?

1- Modeli i pushteti vendor. Bazuar në analizën tonë rekomandojmë që Shqipëria të vazhdojë të mbajë qeverisje vendore me dy nivele dhe të përforcojë qeverisjen me shumë nivele

2- Organizimi territorial I nivelit të parë, riorganizimi I bashkive aktuale, dhe krijimin e bashkive të reja. Për nivelin e dytë të pushtetit vendor, skenari parë nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do I hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon, dhe version dytë nga 12 qarqe në 3 rajone.

 3- Shqipërisë i duhet ligji për referendumet lokale

4- dyfishim të transfertës së pakufizuar që i jepet bashkive pra nga 1 % që është në 2%

5-Për bashkinë e kryeqytetit, duhet një status të veçantë

6-Qeveria të rikthejë ministri të dedikuar për pushtetin vendor”, tha Haxhimaili.

Të fundit