Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhte kanaçe në koshat e Tiranës, por rezultoi ‘milionere’ me inceneratorët, revoltohet deputeti: Robt ku t’i keni!

Mblidhte kanaçe në koshat e Tiranës, por rezultoi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi është shprehur i revoltuar teksa ka komentuar rastin më të fundit të pronarëve “miliarderë” të 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Pas të moshuarve dhe të pastrehëve, një tjetër emër ka dalë sot në skenë.

Merita Hajdari rezulton se i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve.

Ndonëse del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, Hajdari në të vërtetë jeton duke grumbulluar kanaçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës, ndaj deputeti ka dënuar rastin në fjalë duke e cilësuar qeverinë të degjeneruar.

O shtet dhe qeveri e degjeneruar ju qe beni sikur jua kane hedhur nja 3 qurrashe qe kane ikur ne drejtim te paditur.

Ju qe gjoja jua kane hedhur me 430 milione euro e nuk keni guximin te dilni te flisni.

Ju qe perdorni emra te pleqve te vdekurve dhe te hallexhinjve. Robt ku ti keni dhe o Sri Lanke ku je”, shkruan Korreshi.

Mblidhte kanaçe në koshat e Tiranës, por rezultoi

 

Të fundit