Flash News

Ditari i Opozitës

Mbrojti Ramën, opozita italiane "shuplakë" Melonit: Perëndesha e mashtrimit

Mbrojti Ramën, opozita italiane "shuplakë" Melonit:

Opozita italiane ka reaguar pas deklaratave të kryeministres Italiane, Girogia Meloni  e cila  e konsideroi sulm, ndaj homologut të saj shqiptar Edi Rama, dokumentarin e Rai 3 për qendrat e emigrantëve që do të ndërtohen në Lezhë.

Lidhur me këto deklarata zyrtarët e opozitës shkruajnë se Meloni, në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik.

Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

Në lidhje me deklaratën e Melonit reagoi edhe deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Angelo Bonelli ku e cilësoi kryeministren italiane si perëndeshën e mashtrimit. Sipas tij Meloni po kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative dhe solidarizohet me kryeministrin Rama.

 “Meloni, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, shkroi Bonelli.

Të fundit