Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mbrojtja e Ballukut/ PD: Rama po e kthen kuvendin në korracë për korrupsionin, gati kallëzimi për Peleshin

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se po bllokojnë në mënyrë të qëllimshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka përgatitur një kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Peleshi për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim detyre.
Sipas Bylykbashit, mazhoranca socialiste, me urdhër direkt nga kryeministri Rama, ka refuzuar për të pestën herë kërkesën e anëtarëve të opozitës për të mbledhur Këshillin. Ai theksoi se ky bllokim përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, e cila, sipas tij, i jep të drejtën gjysmës së anëtarëve të Këshillit që ta thërrasin mbledhjen, njësoj si kryetari.
“Praktikisht, Edi Rama, duke urdhëruar mazhorancën dhe kryetarin e Kuvendit, po e kthen Kuvendin dhe procedurën për heqjen e imunitetit në një korracë për mbrojtjen e korrupsionit,” tha Bylykbashi. Ai shtoi se “urdhri vjen i pastër nga Edi Rama” për të mos lejuar që Këshilli të bëjë detyrën e tij kushtetuese.
Deputeti demokrat sqaroi se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut nuk vjen për shkak të pamundësisë për zbatimin e pezullimit nga detyra, por për shkak të rëndimit të rrethanave.
“Sipas prokurorisë, është rritur rrezikshmëria shoqërore e të pandehurës, pasi ajo ka intimiduar dëshmitarë dhe janë shtuar akuzat ndaj saj,” u shpreh ai.
Opozita e cilëson këtë veprim si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj reformës në drejtësi dhe një përpjekje për të penguar hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta. “Me këto veprime, Edi Rama nuk bën gjë tjetër, veçse kërkon të mbrojë veten e vet. Kjo nuk është mbrojtje për Ballukun,” theksoi Bylykbashi.
Në përfundim, ai njoftoi se kallëzimi penal i përgatitur ndaj Niko Peleshit do të depozitohet së shpejti. Sipas opozitës, largimi i qeverisë aktuale mund të arrihet vetëm përmes protestave të vazhdueshme popullore.
Bylykbashi: Me të drejtën që i jepet gjysmës së anëtarëve të Këshillit, pra pesë anëtarëve, për ta thirrur mbledhjen me një rend dite që është fare i qartë. Vazhdimi i një procedure të nisur me kërkesë të Prokurorisë me datë 16 dhjetor dhe mbledhjen e parë të mbetur pa vendimmarrje, në shkelje të ligjit nga kryetari i Kuvendit zoti Niko Peleshi.
Në këtë thirrjen tonë, përsëri ne kërkojmë vazhdimin e mbledhjes për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë. Pra, pas pesë kërkesash të vazhdueshme, përsëri kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca, në shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit, bllokojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin. Partia Demokratike e ka bërë të qartë në të gjitha, gjatë gjithë kësaj kohe, por dhe me kërkesat, që ne jemi në mbështetje të plotë për të vazhduar procedurën për të hequr imunitetin e deputetes, ministres, zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Provat që ka sjellë prokuroria janë të qarta që kërkesa për të zëvendësuar masën nuk është sepse prokuroria nuk po zbaton, nuk, prokuroria nuk e ka të mundur zbatimin e masës së pezullimit. Ka ardhur për shkak se janë rënduar rrethanat, është rritur rrezikshmëria shoqërore e personit të pandehur, për shkak se sipas prokurorisë, e evidentuar kjo me metoda speciale, ajo ka intimiduar dëshmitarë dhe gjithashtu janë rënduar rrethanat për shkak se janë shtuar akuzat e prokurorisë në lidhje me veprimet e paligjshme të zonjës Balluku. Ne kërkojmë me urgjencë thirrjen e mbledhjes, edhe sot që e kërkuam përsëri, Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit e ka penguar thirrjen e Këshillit, duke mos bërë asnjë veprim për të njoftuar qoftë zonjën Balluku, qoftë prokurorinë, kërkuesen e heqjes së imunitetit, apo dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit. Theksoj se rregullorja e përcakton fare qartë, jo vetëm që të drejtën e ka gjysma e anëtarëve të Këshillit, pra pesë anëtarë që jemi ne të opozitës, e kemi të drejtën për ta thirrur njësoj me kryetarin, dhe kjo e vë kryetarin në detyrimin ligjor për të njoftuar palët dhe për ta thirrur mbledhjen. Por gjithashtu mbledhja është e vlefshme kur prezentë janë pesë anëtarë. Pra nuk duhet 50% + 1. Mjafton gjysma e anëtarëve, mjafton ne që jemi prezentë këtu sot, që mbledhja të jetë e vlefshme. Me veprime dhe mosveprime vazhdon kryetari i Kuvendit që ta bllokojë haptazi, nën urdhrin e kryeministrit. Deklaratat e të cilit i keni fare të qarta.
Përtej konfuzionit të deklarimeve të gjithësecilit është e qartë, urdhri vjen i pastër nga Edi Rama. Si atë ditë kur u ndërpre mbledhja, si në vazhdim, për të mos lejuar që Këshilli të bëjë detyrën e vet kushtetuese. Praktikisht, Kuvendi i Shqipërisë, Edi Rama, duke urdhëruar mazhorancën, kryetarin e Kuvendit, po e kthen Kuvendin dhe procedurën për heqjen e imunitetit në një korracë për mbrojtjen e korrupsionit. Kjo bie ndesh jo vetëm me doktrinën ndërkombëtare, por bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Është qartazi rrëzim i tërë propagandës të Edi Ramës në lidhje me reformën në drejtësi dhe për këtë s'duhet të ketë dyshim askush. Por në fakt, është goditje e drejtpërdrejtë për të penguar instrumentin që Kushtetuta parashikon për të hetuar deri në fund korrupsionin, duke filluar nga zyrtarët më të lartë e duke shkuar deri në fund. Me këto veprime, sigurisht Edi Rama nuk bën gjë tjetër, kërkon të mbrojë veten e vet. Kjo nuk është mbrojtje për, për Ballukun.
Ajo përpjekja për të penguar pezullimin nëpërmjet përdorimit të Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se ka konflikt pushtetesh, është një gjë krejt tjetër nga kjo që ai pretendon që të thotë, unë e bllokoj këtë mbledhje derisa ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese. Kësaj radhe diskutohet çështja e imunitetit dhe debati që ka parlamenti është i thjeshtë. A ka apo nuk ka ndjekje politike për deputetin apo ministrin? Është e vetmja detyrë që ka ë, parlamenti për të shqyrtuar. Nëse një pushtet tjetër po sulmon politikisht parlamentin, jo një deputet. Provat e sjella dhe relacioni që ka paraqitur prokuroria e bëjnë fare të qartë. Nuk ka asnjë element për ndjekje politike e për rrjedhojë, parlamenti ka detyrimin me urgjencë për ta bërë këtë menjëherë. Tani duhet të theksojmë diçka. Edhe në pretendimin me shkresë të kryetarit të Kuvendit në fund të vitit që shkoi, se na paska kërkuar avokati i zonjës Balluku tre javë, pavarësisht se për këtë nuk ka një vendim dhe duhet të kishte vendim të Këshillit, edhe ky afat ka kaluar.
Pra, është e qartë që e gjithë përpjekja është si për ta zvarritur gjithmonë e më tej, për t'i dhënë mundësinë Ramës dhe Ballukut që të vazhdojnë të ushtrojnë presion, të intimidojnë dëshmitarët, pushtetin, pushtetin, magjistraturën dhe gjithashtu të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Të vazhdojnë të hapin procedura të tenderimit të tjera, në kushte kur vetë prokuroria ka konstatuar që qënia në detyrë e zonjës Balluku përbën një rrezik me për mundësinë për të përsëritur veprat penale. Ne e kemi të qartë që në këto kushte Edi Rama nuk ka për të ndryshuar qëndrim. Pra nuk është çështje procedure. Do të gjejë çdo lloj deformim të presjes dhe gërmës së rregullores për të arsyetuar pse duhet ta zvarrisim më tej. Ne e kemi paralajmëruar më përpara që do të bëjmë kallëzim penal për kryetarin e Kuvendit, që me veprime dhe mosveprimet e tij ka penguar autoritetin kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Mbi të gjitha ka penguar nëpërmjet këtyre veprimeve bërjen e drejtësisë, duke penguar prokurorinë që duke marrë autorizimin e Kuvendit të shkojë të marrë masën e arrestit përpara Gjykatës së Posaçme. Pra, ne jemi të gatshëm dhe kemi përgatitur dhe nënshkruar kallëzimin penal për kryetarin e Kuvendit, i cili do të depozitohet në momentin më të parë të mundshëm për, për të gjitha këto shkelje që janë bërë. Sigurisht, ta kemi të qartë edhe një herë. Është Edi Rama i cili po mbron veten e vet, po përdor parlamentin, nuk është thjesht një mbrojtje që bëhet e një deputeti apo një ministri të caktuar. Ai e parashikon, e sheh që kjo situatë do të agravojë gjithmonë e më tepër dhe nuk ka asnjë ekuivok. Edi Rama nuk do të largohet thjesht duke për, duke ndjekur procedura. Edi Rama largohet me protesta të vazhdueshme. Është e vetmja mundësi që ky kryeministër, i cili e ka kthyer korrupsionin në një formë tjetër të rrezikshme të krimit të organizuar, ta, të shporret nga, nga ajo detyrë dhe qytetarët të kenë mundësinë që të qeverisin në mënyrë të drejtë. Kjo ishte prononcimi lidhur me këtë çështje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38