Flash News

Ditari i Opozitës

Mbrojtja e votave, Berisha: Ne do jemi aty, jo me armë por në krye të detyrës

Mbrojtja e votave, Berisha: Ne do jemi aty, jo me armë por në krye

Kryedemokrati Sali Berisha ka thene se kryeministrit Edi Rama ka marrë një vendim për të rrëmbyer zgjedhjet, që siç theksoi nuk do ta lejojnë.

Berisha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania u shpreh se do të jenë në terren për të mbrojtur çdo votë, jo me armë, po do jenë aty në krye të detyrës.

“Çfarë do bëjmë ne, ne jemi aty në çdo moment, në çdo sekondë, do jemi aty. Nuk jemi me armë, por jemi aty, në krye të detyrës. Në mënyrë absolute ne kemi vetëm një mision; rikthimin e votës së lirë te shqiptarët.

 Kush është Edi Rama për votën e lirë po e fakton çdo ditë. Nëse ne nuk do ishim të pranishëm, ne përjashtonim veten nga e drejta e reagimit”, tha Berisha.

 

Të fundit