Flash News

Ditari i Opozitës

"Mbyll derën e PS", Bardhi-Ramës: Po të ikin socialistët

"Mbyll derën e PS", Bardhi-Ramës: Po të ikin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha nga Shkodra se ftonte  demokratët që të ishin pjesë e PS-së. 

Bardhi shkruan se Rama duhet “të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët”.

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Të fundit