Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllet protesta e opozitës, Noka: Mosbindja civile ka filluar të japë frytet, qëndresa do vazhdojë

Mbyllet protesta e opozitës, Noka: Mosbindja civile ka filluar të

Ka përfunduar pa incidente protesta e opozitës, pas orësh mosbindje civile, ndërsa protestoi në 6 pika kryesore, nga Miloti në Levan, duke bllokuar akset rrugore.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, e konsideroi një ditë të jashtëzakonshme atë të sotme, duke theksuar se i gjithë vendi ishte në duart e opozitës. 

Noka: Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme.
Dua të falënderoj me mirënjohje të pafundme të gjithë të rinjtë, të rejat, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës për këtë hap të madh të mosbindjes civile.
Dua të falenderoj gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që bënë gjithçka të shmangin përplasjet në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës që me heshtjen e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat e pushtetit.
Të tmerruar, ata kanë sjellë narkopolicinë në çdo kryqëzim me qëllim që të intimidojnë opozitën.
Por me këtë sjellje të tyre ata trgu…

Të fundit