Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Spahia në Shkodër: Masakra të tilla nuk ndodhin pa përfshirjen e shtetit
Qytetarët e Shkodrës dhe përfaqësues të PD, marshuan sot në rrugët e qytetit pas atentatit me tre të vrarë pasditen e 30 tetorit në lagjen “Dobraç”.
Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës, tha për News24 se ngjarja ka shkaktuar një traumë për të gjithë qytetin, një shok për të gjithë opinionin publik.
Ai tha se ngjarje kriminale të përmasave si ajo me 3 të vrarë nuk bëhet pa përfshirjen e strukturave të shtetit.
“Është e trishtueshme që opinioni publik shkodran jo vetëm gjendet nën thundrën e krimit të organizuar, por gjenden edhe pa mbështetjen e strukturave të shtetit, që na dalin të lidhura me krimin. Masakra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirjen e strukturave shtetërore. Ka pasur një ngjarje të nderë, që ka ndikuar në situatën e qytetarëve”, tha Spahia.